Sport
Ardian Nuhiu i lumtur me fitoren, flet edhe për ndeshjen me Ballkanin
Demokracia
15:24 | 23 Shkurt 2022

Share:

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është parë i lumtur pas fitores 1:2 ndaj Malishëvës në kuadër të javës së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ai për Artsport  tha se është shumë i lumtur me paraqitjen e futbollistëve të tij në këtë takim.

“Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si luajtëm. Kam futbollistë me përvojë që e njohin shumë mirë kampionatin. Këtë e dëshmuan me mënyrën se si e mbrojtën rezultatin. Jam i kënaqur me angazhimin e të gjithë futbollistëve. Mendoj se e kemi menaxhuar shumë mirë këtë takim. Ne do ta analizojmë mirë Ballkanin, ata kanë ndoshta trajnerin më të mirë në trojet shqiptare. Ne do të përgatitemi në mënyrën më të mirë“, përfundoi ai. /Demokracia.com

Të ngjashme