Sport
Ardian Nuhiu: Drita është gati ta mbrojë titullin e kampionit
Demokracia
17:20 | 03 Prill 2021

Share:

Fitorja e sotme në udhëtim ndaj Arbërisë me rezultat 1:3 ka entuziazmuar kampin e Dritës  e cila është në rrugë të mirë ta mbrojë titullin e kampionit të fituar edicionin e kaluar, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i skuadrës së gjilanasve Ardian Nuhiu, pas ndeshjes për “Art Motion” ka thënë se skuadra e tij është gati ta fitojë titullin e kampionit.

“Sot kemi arritur të bëjmë një lojë të mirë. Kemi mundur të shënojmë më shumë, por për fat të keq nuk shënuam. Ne kryem detyrat tona sot, do ta shohim ndeshjen mes Ballkanit dhe Prishtinës Do mundohemi ta mbrojmë titullin. Të tregojmë që ajo e vitit të kaluar s’ka qenë rastësi”, ka thënë Nuhiu pas ndeshjes.

Drita me këtë fitore është rikthyer në pozitën e parë me 58 pikë, tri më shumë se pozita e dytë, Ballkani që ka një ndeshje më pak./Demokracia.com

Të ngjashme