Lajme
Ardian Kastrati i drejtohet Armend Mujës: Po ta japim epitetin “gjeneral me allti të ujit”
Demokracia
13:52 | 18 Prill 2022

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, pasi që ky i fundit tha se mungesat e investimeve në sektorin e mbrojtjes, janë si rezultat i qëndrimit të PDK-së në pushtet.

Fillimisht Kastrati tha se për të kuptuar Armend Mujën, duhet të bëni një vizitë profilit të tij në Facebook, ku aty ai ishte kritik ndaj partisë që sot është në pushtet.

“Hyni në profilin e tij në FB dhe shifeni si e kritikon ky VV në vitin 2016”, shkroi ai.

Më tutje deputeti i PDK’së shkroi se sipas Mujës, ish-udhëheqësit e UÇK’së paskan tradhëtuar kur kanë nënshkruar marrëveshje me NATO-n.

“Sipas deklaratës së tij, po i bie që Agim Çeku e Hashim Thaçi kur kanë nënshkru marrëveshje ( hiç ma pak se me NATO) për transformimin e UÇK-së e paskan tradhtu Kosovën. Ndërsa, ky tipi në atë kohë paska qenë maleve të Kovaçiqes duke luftu me Serbinë”, tha ai.

Më tutje Kastrati shkroi se nëse Muja nuk është oportunist, atëherë mund të jetë pjesë e planeve armiqësore ndaj Kosovës.

“Nëse ky nuk është një oportunist , atëherë duhet me qenë pjesë e ndonjë projekti intelegjent Ruso-Serb që don me i bind shqiptarët që vërtet Agim Çeku e Hashim Thaçi kanë bërë tradhti sepse sipas këtij djaloshit e kane ÇARMATOS UÇK-në. Që thojnë italianët : MAMA MIA”, shkroi deputeti i PDK-së.

Postimi i plotë i Kastratit, pa ndërhyrje:

Miq,

një ndër deputetët më të votuar të VV-së Armend Muja paska thënë:

” Në fillim çarmatosën UÇK-në, pastaj kufizuan lëvizjen e FSK-së në veri,pastaj kundërshtuan formimin e Ushtrisë së Kosovës, pastaj e mbajtën pa financim. Së fundmi po kundershtojnë edhe Fondin e Sigurisë. Ky është rekordi i tmerrshëm i PDK-sē në politikën e mbrojtjes.”.

Miq,

hyni në youtube kur ky tipi ka qenë analist në RTK dhe shifeni sa i mbron ky politikat e Qeverisë kur PDK ishte në pushtet në atë kohë. Madje dëgjova që vëllaun e ka pas ose e ka ende në PDK. Kjo sa për nuancë.

Miq,

hyni në profilin e tij në FB dhe shifeni si e kritikon ky VV në vitin 2016.

Miq,

ky pra varësisht nga situatat më lartë është bërë oportunist që kur e ka pa që po fiton VV u kthy kah VV në 2019.

Nëse nuk qenka oportunist, atëherë në situatë të dytë ky pra na qenka GJENERAL ARMEND MUJA. Sipas deklaratës së tij, po i bie që Agim Çeku e Hashim Thaçi kur kanë nënshkru marrëveshje ( hiç ma pak se me NATO) për transformimin e UÇK-së e paskan tradhtu Kosovën. Ndërsa, ky tipi në atë kohë paska qenë maleve të Kovaçiqes duke luftu me Serbině.

O miq,

tipa si ky ne i kemi pa në historinë tonë, si në kohën e Toptanit ashtu edhe në kohën e  Haxhiqamilistëve.

Ama miqtë e mi,

nëse ky nuk është një oportunist , atëherë duhet me qenë pjesë e ndonjë projekti intelegjent Ruso-Serb që don me i bind shqiptarët që vërtet Agim Çeku e Hashim Thaçi kanë bërë tradhti sepse sipas këtij djaloshit e kane ÇARMATOS UÇK-në. Që thojnë italianët : MAMA MIA.

Mbi të gjitha ky është akuzu për hajni dhe nuk është shpall i pafajshëm. Hyni pak youtube miq e shikoni çka thonë gjyqet e Kosovës për të e mos u mashtroni.

Ky e ka qëllimin me i dhez disa që se kuptojnë prapavinë e tij. Prapavija është e qartë: SHAJ LIDERËT E UÇK-së dhe fiton vota (fryma e Vjosës e Albinit).  Pra thjeshtë, ky don me i fitu disa vota më shumë për vete .

Ashtu si e ka ndërru ky PDK-në në VV, nesër kalon në një parti tjetër. Rastësisht sështë ky i ulur në rendin e parë në kuvend me Mimoza Kusarin e cila i ka ndërru 5 parti deri sot e tash është shefe e grupit parlamentar të VV-së.

Mos u mashtroni o miq me tipa si ky që  bëjnë deklarata për interes te vetin për me i fitu disa vota, madje edhe me çmimin për me e përdhos historinë tonë.

Ka mundësi që edhe shefi i tij i ka thënë hyn provoko diçka me UÇK e tërhjekja vëmendjen popullit me komente për këtë temë e mos të merret populli me temat e vërteta si ngritja e çmimeve, rryma, nafta, etj etj….

Paskan shkru disa portale ma moti qe Armend Muja i ka mbjell flokët ( i paskan krahasu fotot e dukjes së tij më herët).  Flokët Armend Muja mundet me i mbjell e perhaj i kofshin e ishalla i rriten. Sot është kohë e matrapazëve në politikë si çifti i Armend Mujës, por në anën tjetër jemi pëballë disa shqiptarë të mirë që nuk lejojmë me na u mbjell urrejtja mes nesh me lehtësinë që Armend Muja e mbjell leshin artificial në kokën e vet.

Sido që të jetë, kësaj radhe po ja japim epitetin GJENERAL ARMEND MUJA me allti të ujit në dorë.

Të ngjashme