Pasditen e sotme, njomakët e Shkollës së Futbollit “2 Korriku”, kanë pasur kënaqësinë që pranë tyre ta kenë futbollistin e Kombëtares Shqiptare si dhe mbrojtësin e skuadrës italiane që bënë gara në Serie A, Empoli F.C, Ardian Ismajli.
Ardiani, që është futbollist i dalur nga shkolla e “verdhebluve” edhe këtë verë nuk e ka harruar zakonin, duke marrë pjesë në një nga seancat stërvitore të të rinjëve “verdheblu”.
Futbollisti nga Prishtina, i lindur në Shtator të vitit 1996, tash e sa vite luan në nivelet më të larta të futbollit italian.
Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e 2 Korrikut, aty ku edhe u rrit e u formua si futbollist, teksa hapin e madh në karrierë e bëri me kalimin te skuadra kroate HNK Hajduk Split, e nga ku pastaj vazhdoi për në futbollin italian, fillimisht tek skuadra e Spezia Calcio, për të vazhduar tash e një vit me skuadrën e promovuar në edicionin e kaluar në Serie A, Empoli F.C./Demokracia.com/