Sport
Ardian Cuculi konfirmon ndarjen me Dritën: Ndjehem i pasur pas tri vitesh te ju
Demokracia
21:43 | 06 Qershor 2022

Share:

Ardian Cuculi është larguar pas tre vjetësh nga Drita e Gjilanit, shkruan Demokracia.com.

Mbrojtësi me shumë përvojë ka njoftuar vetë largimin nga gjilanasit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Cuculi në postimin e tij ka falënderuar klubin dhe tifozerinë “Intelektualët”, ndërsa ka shkruar se ka fituar shumë nga aventura e tij te “bardhekaltrit”.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

Faleminderit Fc”DRITA” @fc_dritaofficial

Faleminderit “INTELEKTUALËT”@intelektualet1998

Ju jam mirenjohes per keto 3vite duke perjetuar momente gezimi dhe me pak hidherimi se bashku!

Ndjehem i pasur sepse kam fituar shume miq dhe shoke te mire!

Ju deshiroj suksese dhe ju prift e mbara!

Te fala Cuci (ministri)./Demokracia.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ardian Cuculi (@ardiancuculi6)

Të ngjashme