Lajme
Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në vendkalimet kufitare
Demokracia
13:08 | 23 Korrik 2023

Share:

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në vendkalimet kufitare.

Sipas këtyre të dhënave, të publikuar në ora 12:43,  në dy pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar vazhdon të ketë kolona.

Te Dheu i Bardhë kolonat arrijnë deri 1500 metra, pritja e qytetarëve në këtë pikë për të hyrë në Kosovë zgjat deri 2 orë, ndërsa në Merdar kolonat arrijnë deri 150 metra, qytetarët në këtë pikë po presin deri 30 minuta.

Vendkalimet tjera kufitare janë të lira për qarkullim.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale për gjendjen në kufi duke klikuar KËTU.

Të ngjashme