Lajme
Arbnore Fejza-Idrizi synon edhe një rekord Guinness përmes flamurit të Kosovës
Demokracia
16:25 | 08 Shkurt 2021

Share:

Artistja Arbnore Fejza-Idrizi, është duke e synuar rekordin e tretë Guinness.

Artistja Arbnore Fejza-Idrizi, e cila ka arritur dy rekorde Guinness, po e synon edhe një të tillë, shkruan Demokracia.com.

Fejza-Idrizi, bashkë me disa nxënës vullnetarë nga Skenderaj kanë arritur që të realizojnë mozaikun më të madh me origami në botë, kështu duke vendosur me mjeshtëri të rrallë 127,400 letra origami.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se kjo është dhurata më e mirë për 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Përkushtimi i secilit prej nesh në ngritjen e imazhit të Kosovës, do ta bëjë shtetin tonë edhe më krenar përkrah vendeve demokratike të botës, të cilave trembëdhjetë vite më parë iu bashkua edhe Republika e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjerash Haradinaj-Stublla.

Njoftimi i plotë i Haradinaj-Stubllës, pa ndërhyrje:

DHURATA MË E BUKUR NË VIGJILJE TË 13 VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS ??

Kënaqësi të shoh sot pamjen mahnitëse të flamurit tonë ??me të cilin synohet të thyhet edhe një rekord tjetër botëror.

Artistja e dy rekordeve Guinness, znj.Arbnore Fejza-Idrizi bashkë me nxënës vullnetarë nga Skënderaj, kanë realizuar Mozaikun më të Madh me Origami në Botë, Flamurin e dashur të Republikës sonë, duke vendosur me mjeshtëri të rrallë 127,400 letra origami.

Përkushtimi i secilit prej nesh në ngritjen e imazhit të Kosovës, do ta bëjë shtetin tonë edhe më krenar përkrah vendeve demokratike të botës, të cilave trembëdhjetë vite më parë iu bashkua edhe Republika e Kosovës. /Demokracia.com/

DHURATA MË E BUKUR NË VIGJILJE TË 13 VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS ??

Kënaqësi të shoh sot pamjen mahnitëse të…

Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on E hënë, 8 Shkurt 2021

Të ngjashme