ShowBiz
Arbnora Ademaj mahnit me paraqitjen e fundit
Demokracia
16:32 | 18 Tetor 2022

Share:

Modelja, prezantuesja dhe aktorja shqiptare, Arbnora Ademaj, prej disa javësh po qëndron në Shqipëri.

Kjo për faktin se i është bashkuar spektaklit të famshëm të kërcimit “Dance With Me”.

Ajo së fundmi ka bërë një paraqitje atraktive, me një stil më ndryshe e shumë të veçantë.

Bukuroshja, që bëri debutimin në kinematografinë turke, ka shkëlqyer me dukjen e re – flokë të shkurtra të zeza e balluke.

Për këtë mori komplimente të shumta në rrjete sociale nga miqtë, ndjekësit e fansat.

Ajo më parë zbuloi mes tjerash se së shpejti do të jetë pjesë e një projekti që do të transmetohet në Netflix.

Arbnora është pëlqyer në masë të madhe për paraqitjen në serialin turk, “Kirik Hayatlar”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbnora Ademaj (@arbnora_ademaj)

Të ngjashme