Sport
Arbnor Rifati shpallet trajneri i vitit në Ligën Unike
Demokracia
18:58 | 27 Prill 2022

Share:

Arbnor Rifati është shpallur trajneri më i mirë i vitit në Ligën Unike të basketbollit, nga Eurobasket.

Rifati që drejtoi skuadrën e Prizrenit 16 mbërriti deri në fazën gjysmëfinale të Ligës Unike, shkruan Demokracia.com.

Prizreni 16 i Rifatit nuk ia doli të kalonte më tej, ngase u eliminua nga Peja.

Trajneri prizrenas përmes një postimi në “Facebook” ka falënderuar të gjithë për urimet, teksa tha se ky sukses e inkurajon të punojë edhe më shumë në të ardhmen.

Postimi i plotë i Rifatit:

Me anë të këtij postimi, nga zemra ju falemderoj të gjithëvë për urimet, mesazhet e dërguara pas shpalljes trajneri i vitit në Ligen Unike 2021/2022 nga Eurobasket mbrëm..

Ky sukses më inkurajon që të punojm sa më shumë në të ardhmen.

Mesazhi im për skuadrat e të gjitha qyteteve është që t’ju besohet trajnerëve vendorë e jo “praktikantëve” të rajonit.

Tani fokusi për ne është playoffi. Të gjitha skuadrave ju dëshiroj sukses.

Edhe njëherë nga ju faleminderit për mbështetjen./Demokracia.com/

Të ngjashme