Sport
Arbnor Muja nis stërvitjet me Royal Antwerp
Demokracia
17:34 | 09 Gusht 2022

Share:

Arbnor Muja ka nisur stërvitjet me bashkëlojtarët e rinj te Royal Antwerpi.

Futbollisti mitrovicas është transferuar tek Antwerp ditë më parë nga Drita e Gjilanit, shkruan Demokracia.com.

Anësori këmbëshpejt pas zyrtarizimit, tanimë ka mbajtur edhe seancën e parë stërvitore me ekipin e ri.

Faqja zyrtare e klubit belg ka publikuar pamjet e stërvitjes së sotme të ekipit, ndërsa aty është parë edhe Muja.

“Stërvitja e parë për Ekkelenkamp dhe Muja” – ka shkruar Antwerp në Facebook.

Arbnor Muja është transferuar tek Antwerp menjëherë pas takimit me Dritën në rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Muja më parë karrierë ka bërë edhe te Trepça ’89 e Skënderbeu./Demokracia.com/

Të ngjashme