Sport
Arbnor Muja: Mezi presim të luajmë ndaj Antwerp, jam optimist për kualifikim tutje
Demokracia
19:54 | 27 Korrik 2022

Share:

Futbollisti i Dritës, Arbnor Muja ka folur në konferencë për media në prag të ndeshjes kundër Royal Antwerp në ndeshjen e kthimit në rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Drita dhe Royal Antwerp do të ballafaqohen të enjten me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Ne jemi të motivuar dhe poashtu kemi analizuar kundërshtarin. Loja e parë na ka shërbyer mirë si një pasqyrë e analizës. Të gjithë jemi të motivuar dhe mezi presim të luajmë nesër. Na pret një ndeshje e vështirë, por shpresojë të kualifikohemi tutje”, deklaroi Arbnor Muja në konferencë për media, shkruan Demokracia.com.

Në konferencë për media ishte i pranishëm edhe kryetrajneri Ardian Nuhiu./Demokracia.com/

Nuhiu: Futbollistët tanë kanë motiv të veçantë ndaj Antwerp, i kemi analizuar mirë dhe jemi gati

Të ngjashme