Lajme
Arbërie Nagavci status, por jo për diplomën
Demokracia
12:24 | 22 Shtator 2022

Share:

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci është ‘bërë e gjallë’ në Facebook ku ka folur për “fuqizimin e bashkëpunimit me biznese”, por jo edhe për dokumentin/diplomën për të cilën raportoi Demokracia.com, ku thuhet se ministres iu deshën 10 vjet për të përfunduar masterin në Fakultetin Juridik.

Nagavci përmes një statusi në profilin e saj ka bërë të ditur për takimin në MASHT, të mbajtur nga këshilltarja Majlinda Rizvanolli me përfaqësuesit e sektorit të floktarisë.

Demokracia.com mbrëmë ka raportuar se ka ditë që ka siguruar këtë diplomë të ministres Nagavci, të lëshuar nga Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Juridik, ku thuhet se ajo “u regjistrua në vitin akademik 2009/2010 në studimet master” dhe “studimet i mbaroi më 5 prill 2019”, pra pas plot 10 vjetësh, por që ende nuk ishte publikuar, pasi që po verifikohej orgjinaliteti i saj.

Sa i përket diplomës së ministres Nagavci, Periskopi është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për ta verifikuar.

LEXO EDHE:

SKANDALOZE| Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, bëri 10 vjet që t’i kryejë studimet master me notë mesatare 6.46

Ky është postimi i Nagavcit:

Vazhdon fuqizimi i bashkëpunimit me biznese.

Kënaqësi që ka nisur me sukses pilotimi i mësimit dual.

Me qëllim të informimit rreth përgatitjeve për fillimin e pilotimit të arsimit dual në profilin e floktarisë dhe nevojën e fuqizimit të bashkëpunimit mes salloneve të floktarëve dhe Qendrës së Kompetencës “Shtjefën Gjeqovi”, këshilltarja Majlinda Rizvanolli ka mbajtur takim në MASHTI me përfaqësuesit e sektorit të floktarisë.

Bizneset kanë shprehur mirënjohje për përgatitjet e realizuara nga Ministria e Arsimit si dhe interesim për të bashkëpunuar me Qendrën e Kompetencës në mënyrë që nxënësve t’u ofrohen vende për punë praktike në biznese.

Falenderoj të gjitha bizneset për gatishmërinë për të bashkëpunuar me Ministrinë si dhe me shkollat profesionale.

Njëherësh, ftoj bizneset tjera të interesuara që të bashkëpunojnë me MASHTI dhe me shkollat profesionale në mënyrë që të kemi sukses në zbatimin e arsimit dual.

 

Të ngjashme