Lajme
Arbërie Nagavci që beri 10 vite për të mbaruar studimet master me notë të ulët, 6.46, merr post të rëndësishëm në parti
Demokracia
19:01 | 23 Tetor 2022

Share:

Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ia ka besuar postin e Kryesueses së Këshillit të Përgjithshëm në parti Arbërie Nagavcit, të cilës i janë dashur plot 10 vjet që t’i përfundojë studimet master. Ajo i mbaroi këto studime me notën mesatare hiç më shumë se 6.46.

Lëvizja Vetëvendosje sot e ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku edhe i ka zgjedhur strukturat e reja.

Albin Kurti do të jetë kryetar, Glauk Konjufca nënkryetari i parë, ndërsa Mrika Limani Myrtaj nënkryetare e dytë. E Alim Rama do të jetë sekretar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Partia që e qeverisë vendin ia ka besuar postin e Kryesueses së Këshillit të Përgjithshëm, Arbërie Nagavcit.

Demokracia.com pati publikuar diplomën e ministres Nagavci, të lëshuar nga Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Juridik, ku thuhet se ajo “u regjistrua në vitin akademik 2009/2010 në studimet master” dhe “studimet i mbaroi më 5 prill 2019”, pra pas plot 10 vjetësh.

Me mbrojtjen e temës së diplomës, Arbërie Nagavci ka fituar titullin: Ma. Sc. i shkencave juridike ndërkombëtare. Tema të cilën ajo e ka mbrojtur kishte për titull: “Aspekti krahasimor i të drejtës martesore në Republikën e Kosovës me atë Republikën e Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë”. /Demokracia.com/ 

 

SKANDALOZE| Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, bëri 10 vjet që t’i kryejë studimet master me notë mesatare 6.46

Të ngjashme