Sport
Arbëria reagon ashpër pas humbjes nga Trepça ’89: Tri pikët e radhës të humbura për faj të arbitrave
Demokracia
20:57 | 09 Prill 2021

Share:

Arbëria ka pësuar sot një humbje të rëndë nga rivali direkt në luftë për mbijetesë Trep♪5 ’89, shkruan Demokracia.com.

Skuadra nga Lipjani pësoi humbje me rezultat minimal 0:1, megjithatë sipas kësaj skuadre në këtë humbje ndikojë arbitrimi i dobët i cili edhe i dha fitoren mitrovicasve.

“Theksojmë qartazi që ne si klub ndjehemi thellësisht të dëmtuar, jo vetëm në këtë ndeshje, por edhe në më së paku edhe tri ndeshje të kaluara, për të cilat kemi heshtur pa reaguar, duke lënë këtë në dorë të institucioneve përkatese, dhe duke u munduar të mos bëhemi ekip protagonist i ankesave”, thuhet ndër të tjera në ankesën e Arbërisë.

-REAGIM

  • Sot në ndeshjen e javës së 28-të në superligen e Kosovës në futboll, në mes të Arbërisë dhe Trepça89, ekipi yn u dëmtua në dy raste.
  • Prekja me dorë e futbollistit të Trepça89 në minuten e 15 mbrenda zonës rasti tjeter poashtu në pjesen e parë mbrenda zones, prekje me dorë sic mund ta shikoni në videon më poshtë

Për të mos shtuar edhe ndëryrjen në portierin Thaçi që ishte për karton të kuq!

  • Nuk mund të quhet rastesi që klubi yn humbet 6 pikë në të njejtën menyrë, ndajë të njejtit ekip.
  • Theksojmë qartazi që ne si klub ndjehemi thellësisht të dëmtuar, jo vetem në këtë ndeshje, por edhe në më së paku edhe tri ndeshje të kaluara, për të cilat kemi heshtur pa reaguar, duke lënë këtë në dorë të institucioneve përkatese, dhe duke u munduar të mos bëhemi ekip protagonist i ankesave.
  • Duam ta nenvizojmë edhe faktin që ne mediat tona vendore, në emisionet sportive citohet qartazi nga gazetarët që Arbëria do bie nga liga sepse Arbëria nuk ka aleat.!
  • Për cilët aleat bëhet fjalë? Në çfarë forme do duhej të krijoheshin këto aleanca?
  • Ne jemi klub që forcat i bazojmë vetëm në veten tonë! Aleatet tanë të vetëm janë vullneti dhe puna e lojtarëve tanë!
  • Andaj përmes këtij reagimi shprehim keqardhjen tonë ndajë këtyre indivitëve dashakeq të sportit, të cilët me veprimet e tyre dëmtojnë klube. Klube pa “aleanca”
  • Bëjmë thirrje institucioneve përkatese që të mos heshtin ndajë dukurive të tilla që prishin aq rënd imazhin e ligës dhe futbollit në përgjithësi.
  • Është pikerisht sporti ai qe duhet perquar kulture dhe standarde të larta, U’a kemi për borxh gjeneratave të reja mbi t’gjitha!

KF Arbëria. /Demokracia.com

Të ngjashme