Sport
Arbëria – Feronikeli dhe Drenica – Gjilani: Forma e skuadrave para ndeshjeve të sotme në Superligë
Demokracia
09:17 | 01 Mars 2021

Share:

Java e 22-të në elitën e futbollit kosovar do të mbyllet në mesditën e sotme me dy ndeshje tejet interesante.

Arbëria – Feronikeli dhe Drenica – Gjilani janë dy ndeshjet që do të zhvillohen gjatë ditës së sotme, shkruan Demokracia.com.

Në stadiumin “Dardania” në Ferizaj, Arbëria kërkon të vazhdojë me fitore në Superligë, derisa Feronikeli poashtu kërkon rezultat pozitiv pas humbjes nga Drenica.

Në pesë ndeshjet e fundit, Arbëria ka regjistruar një fitore – ndaj Besës, dy humbje – ndaj Prishtinës dhe Feronikelit, dhe dy barazime ndaj Trepçës ’89 dhe Minajt.

Ndërkaq, Feronikeli në pesë ndeshjet e fundit ka tri humbje – ndaj Drenicës, Ballkanit dhe Llapit, një barazim ndaj Gjilanit dhe një fitore ndaj Arbërisë.

Tutje, në stadiumin “Bajram Aliu”, Drenica e mirëpret Gjilanin e Bylbyl Sokolit.

Drenica hyn në këtë përballje pas fitores ndaj Feronikelit, kurse Gjilani pas barazimit me Ballkanin.

Në pesë ndeshjet e fundit, Drenica ka regjistruar dy fitore ndaj Feronikelit dhe Ulpianës, dy humbje nga Prishtina dhe Gjilani dhe një barazim ndaj Besës.

Kurse, Gjilani në pesë përballjet e fundit ka dy humbje nga Llapi dhe Istogu, dy barazime nga Ballkani dhe Feronikeli dhe një fitore ndaj Drenicës.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00. /Demokracia.com

 

 

 

Të ngjashme