Sport
Arbër Zeneli flet për përballjen kundër Zlatan Ibrahimoviqit: Do të jetë njëra prej ndeshjeve më të mëdha në karrierën time
Demokracia
18:29 | 27 Mars 2021

Share:

Kosova është duke e mbajtur konferencën e fundit për shtyp në prag të ndeshjes me Suedinë.

“Dardanët” e nisin nesër ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022” me një ndeshje të vështirë ndaj Suedisë, raporton Demokracia.com.

Përzgjedhësi Bernard Challandes dhe sulmuesi Arbër Zeneli kanë dalur para gazetarëve në këtë konferencë për shtyp.

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviqit pritet të luajë titullar nesër ndaj Kosovës, ndërkaq, Zeneli ka folur në lidhje me atë se si ndihet ai.

“Janë ndjenja të përziera për të luajtur ndaj Ibrahimoviqit, sepse ai është shumë futbollist i mirë”, deklaroi Arbër Zeneli.

“Si kundërshtar nuk do të jetë gjë e mirë”, tregoi ai.

“Do të jetë njëra prej ndeshjeve më të mëdha në karrierën time”, theksoi ylli i Reimsit. /Demokracia.com

 

Të ngjashme