Sport
Arbër Kullashi eliminohet në rrethin e parë në Lojërat Mesdhetare
Demokracia
12:28 | 30 Qershor 2022

Share:

Arbër Kullashi është eliminuar herët nga Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Xhudisti kosovar pësoi humbje në rrethin e parë të garës nga algjeriani Aghiles- Imad Benazoug, shkruan Demokracia.com.

Kullashi ishte kundërshtar i denjë i Benazoug, i cili e shfrytëzoi edhe mbështetjen e tifozit për ta përplasur në dysheme garuesin kosovar.

Xhudisti kosovar garoi në kategorinë deri në 81 kilogramë.

Sot do të garojnë edhe dy xhudistë kosovarë, Akil Gjakova dhe Laura Fazliu./Demokracia.com/

Të ngjashme