Anësori i Slaven Belupos, Arbër Hoxha mund të jetë emri i parë i ri në Dinamo Zagreb këtë dimër, pasi sipas mediumit kroat Germanijak, vetëm detajet mes dy klubeve kanë mbetur të zgjidhen, ndërsa një emër tjetër që intrigon gjigantin e futbollit ballkanik është edhe ai i Almir Kryeziut të Ballkanit.
Ka gjithnjë e më shumë gjasa që Hoxha të jetë lojtar i Dinamos që në dimër, pasi të gjitha bisedimet dhe marrëveshjet po shkojnë në atë drejtim, ndërsa vetëm lojtari u ka thënë qartë drejtuesve të Slaven Belupos se e do kalimin në këtë klub.
Historia rreth Hoxhës po vazhdon prej disa javësh, me Slaven Belupon që fillimisht kërkonte 3 milionë euro për anësorin shqiptar, që ishte një shumë e madhe për Dinamon.