Diaspora
Arber Gashi zgjedhet kryetar i Partisë Socialdemokrate në Suedi
Demokracia
10:12 | 05 Mars 2021

Share:

Arber Gashi nga Drenasi i Kosovës është zgjedhur kryetari i partisë Socialdemokrate në Halmstad të Suedisë.

Arber Gashi është shqiptari i parë i cili ka arritur të bëhet kryetar i partisë më ta madhe në Suedi, asaj të socialdemokratëve, përcjell Demokracia.com.

Këtë e ka bërë të ditur vet Gashi përmes një postimi në rrjetin e tij zyrtar në Facebook, në të cilin ka falënderuar ata të cilët e kanë mbështetur dhe që besuan tek ai.

“Sonte më është dhënë besimi më i madh në jetën time deri më tani që të bëhem kryetar i socialdemokratëve në Halmstad. Jam tejet i lumtur dhe mirënjohës, por mbi të gjitha i përulur para besimit që kam fituar nga anëtarët tanë.”, ka shkruar Gashi.

Tutje ai ka thënë se do të udhëheqja e tij do të karakterizohet nga transparenca, respekti dhe besimi i plotë .

“Premtimi më i rëndësishëm që duhet të bëj është se së bashku me bordin e sapo zgjedhur do të bëj gjithçka mundem për të drejtuar partinë me besim të plotë, transparencë dhe respekt ndaj secilit qytetar të Halmstadit.”, ka shkruar ai./Demokracia.com

https://www.facebook.com/arber.gashi.714/posts/10222365956930308

Të ngjashme
Lajme • 04 Maj 2024