Deputeti nga Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu në seancën plenare e ka pyetur ministrin aktual të Shëndetësisë, Rifat Latifin nëse përbën konflikt interesi punësimi i ish-ministrit Arben Vitia në kompaninë “Olive” e cila sipas Haxhiut ka marr licencë për teste PCR në kohën kur ai ishte ministër.
Haxhiu tha se Arben Vitia merr pagë të majme rreth 5 mijë euro nga kjo kompani.
“Në media është raportuar se ish ministri ka filluar punën në kompaninë “Olive”. Në foton e publikuar në media ai shihet në stafin e kësaj kompanie me pagë të majme deri 5 mijë euro. A është kjo konflikt interesi pasi ajo kompani është licencuar për PCR ,në kohen sa ai ishte ministër”, ka pyetur Haxhiu.
Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se nëse ish-ministri i këtij dikasteri, Arben Vitia, ka bërë shkelje të ligjit, atëherë me të duhet të merren organet e drejtësisë.
““Është fare e qartë se kjo pyetje është jashtë kompetencave të mia. Nëse ka pasur shkelje të ligjit, do të merren organet e drejtësisë. Unë mendoj që çdo qytetar ka të drejtë të punojë aty ku dëshiron, qoftë në sektorin publik, qoftë në atë privat”, ka thënë Latifi në Kuvend.
”, tha ministri Latifi. /Demokracia.com/