Lajme
Arben Mustafa: Qytetarët po jetojnë shumë më keq, qeveria po manipulon me interpretimin e shifrave
Demokracia
20:46 | 14 Tetor 2022

Share:

Në emisionin EURO n’7 Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka treguar se tani kemi një ngadalësim të theksuar të rritjes ekonomike, po ashtu sipas ka  një inflacionë të paparë deri më tani që po varfëron qytetarë dhe po zvogëlon aftësinë e tyre blerëse.

Sipas Mustafës vendi është duke u ballafaquar me situatën më të rëndë ekonomike që nga paslufta, kur t’i shtojmë kësaj edhe krizën energjetike, situata po bëhet e papërballueshme.

Nga ana tjetër sjelljen e qeverisë ai e cilëson si të çuditshme, ngase sipas tij, qeveria po mundohet t’i bind qytetarët se janë duke përjetuar një lulëzim të madh ekonomik.

‘Qeveria duhet të përvishet debatit për përballimin e krizës dhe jo të mundohet të mashtroj opinionin publik se vendi po përjeton një bum ekonomik. Qeveria si duket nuk po e kupton situatën në të cilën jemi. Derisa kriza po vazhdon, inflacioni po rritet, qytetarët vazhdojnë të kenë të njëjta mjete për të jetuar, gjë qe po e bën te vështirë financimin e nevojave te tyre”, ka shtuar Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK.

Të ngjashme