Lajme
Arben Gashi thotë se “Kryengritja Rugoviste do të jetë përgjigja për sondazhistët e korruptuar”
Demokracia
10:35 | 20 Janar 2021

Share:

Kandidati për deputet nga LDK, Arben Gashi i ka quajtur të korruptuar personat që po publikojnë sondazhe në emisione të ndryshme.

Gashi përmes një shkrimi në rrjetin social ka thënë se kryengritja rugoviste në kutinë e votimit, do të jetë përgjigja për sondazhistët e korruptuar, shkruan Demokracia.com

“Kryengritja Rugoviste ne kutine e votimit, do te jete pergjigja per sondazhistet e korruptuar. Tjerat vijne pastaj!”, ka shkruar ai.

Kryengritja Rugoviste ne kutine e votimit, do te jete pergjigja per sondazhistet e korruptuar.

Tjerat vijne pastaj!

Posted by Arben Gashi on Wednesday, January 20, 2021

Kujtojmë se për ditë radhazi po publikohen sondazhe të ndryshme nëpër emisione televizive në Kosovë.

Kjo vjen pak para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen më 14 shkurt./Demokracia.com

 

Të ngjashme