Lajme
Arben Gashi thotë Kurti nuk është i gatshëm për të qeverisur
Demokracia
19:08 | 22 Mars 2021

Share:

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi e ka quajtur popullist dhe retorikë boshë ekspozenë e mandatarit për kryeministër Albin Kurti.

Gashi, në foltoren e Kuvendit të Kosovës tha se Kurti nuk është i gatshëm të qeverisë.

“Nuk po ofroni asgjë, po duket qartë së nuk keni kaluar rëndë nga retorika boshe në ide. Për fat të keq të Kosovës, ju nuk jeni i gatshëm për të qeverisur”, tha Gashi.

Ndryshe, Albin Kurti është mandatuar për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Të ngjashme