Lajme
Arben Ahmetaj humb zyrtarisht mandatin e deputetit, PS shton një votë në Kuvend
Demokracia
15:54 | 08 Janar 2024

Share:

Arben Ahmetaj nuk ka më mandat deputeti. Ish-zëvendëskryeministri tashmë në arrati prej gati gjashtë muajsh mbushi mungesat që parashikon Kushtetuta për të humbur mandatin e deputetit.

“Mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni përkatës i zgjedhjeve. Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur mungon pa arsye mbi 6muaj rresht në Kuvend”, thotë Kushtetuta.

Hera e fundit që Arben Ahmetaj u paraqit në parlament ka qenë seanca plenare e 6 korrikut, dhe të shtunën që lamë pas u plotësua harku kohor prej gjashtë muajsh. Por kush do ta zëvendësojë atë?

Të ngjashme