Gazetarja Arbana Xharra, e cila jeton që një kohë në SHBA, thotë se derisa punonte si gazetare në Kosovë ka pasur më shumë takime me personalitete e institucione në SHBA sesa kryeministri dhe presidentja aktuale.
“Takime, jo duke ua zënë udhën korridoreve njerëzve nëpër varrime, por audienca disaorëshe. Tash pyetja pse nuk u bëhet e mundur një gjë e tillë, sidomos kur kemi parasysh se amerikanët Kosovën e konsiderojnë projekt të vetin. Nuk besoj se administrata amerikane hakmerret për kohën gjersa këta ishin në opozitë. Diçka aktuale është arsyeja. Çka nuk u pëlqen SHBA-ve në zhvillimet politike aktuale në Kosovë? Një vetanalizë nuk do t’i bënte keq këtij pushteti. Pse nuk jeni të denjë? Çka ndodhi?”, ka pyetur Xharra, shkruan Demokracia.com.
Kryeministri Albin Kurti ndodhet në Amerikë për vizitë, mirëpo takimin e vetëm zyrtar deri më tash e ka pasur me krerët e programit MCC. /Demokracia.com/