Kuriozitete
Arabia do ta ndërtojë një qytet pasqyrë për 9 milionë njerëz, zbulohen pamjet
Demokracia
10:05 | 27 Korrik 2022

Share:

Arabia Saudite zbulon rrokaqiell me pasqyrë 170 kilometra të gjatë për të strehuar nëntë milionë njerëz

Qeveria e Arabisë Saudite ka zbuluar pamjet e një qyteti linear 500 metra të lartë të quajtur The Line, i cili do të ndërtohet pranë Detit të Kuq, shkruan magazina e njohur e arkitekturës, Dezeen, përcjell Express.

E vendosur të shtrihet 170 kilometra në veriperëndim të Arabisë Saudite, megastruktura, e cila do të ketë fasada të pasqyruara, do të jetë 500 metra e lartë, por vetëm 200 metra e gjerë.

E planifikuar si pjesë e zhvillimit të Neom, The Line u projektua si një alternativë dramatike ndaj qyteteve tradicionale që zakonisht rrezatojnë nga një pikë qendrore.

Edhe pse nuk është bërë e ditur zyrtarisht, Dezeen merr vesh se megastruktura është projektuar nga studioja amerikane Morphosis.

“Në fillimin e The Line vitin e kaluar, ne u angazhuam për një revolucion qytetërues që i vendos njerëzit në rend të parë bazuar në një ndryshim rrënjësor në planifikimin urban”, tha princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

“Dizajnet e zbuluara sot për komunitetet me shtresa vertikale të qytetit do të sfidojnë qytetet tradicionale të sheshta, horizontale dhe do të krijojnë një model për ruajtjen e natyrës”, vazhdoi ai.

“Do të ketë një fasadë pasqyre të jashtme që do të japë karakterin e saj unik dhe do të lejojë që edhe gjurmët e saj të vogla të përzihen me natyrën, ndërsa pjesa e brendshme do të ndërtohet për të krijuar përvoja të jashtëzakonshme dhe momente magjike”, tha qeveria e Arabisë Saudite.

Një sistem transporti me gjatësinë e megastrukturës do të projektohet për të lidhur të dy skajet e qytetit brenda 20 minutave.

Sipas qeverisë së Arabisë Saudite, struktura do të mundësohet tërësisht nga energjia e rinovueshme dhe është projektuar si një alternativë e qëndrueshme ndaj qyteteve tradicionale.

Të ngjashme