Sport
Arabët po insistojnë ta mbajnë Benzeman
Demokracia
13:12 | 22 Janar 2024

Share:

Arabia Saudite po insiston që ta mbajë Karim Benzeman.

Gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano mëson se takimet do të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur për ta diskutuar të ardhmen e sulmuesit francez.

Situata mbetet e paqarë dhe e tensionuar me ekipin e tij aktual, Al Ittihad, përcjell “Gazeta Express”.

Drejtuesit e futbollit arab duan që ish-futbollisti i Olympique Lyonit dhe i Real Madridit të qëndrojë në Arabinë Sauditë, qoftë edhe nëse dëshiron t’i bashkohet një klubi tjetër të Saudi Pro League.

Rikthimi i ish-përfaqësuesit francez në Evropë mund të realizohet vetëm me një shkurtim të dukshëm të rrogës, pasi aktualisht ai paguhet 200 milionë euro në vit në klubin arab.

Por, Topi i Artë nuk ka ushtruar në javët e fundit me ekipin e tij dhe dëshiron të largohet nga Arabia Saudite për t’u rikthyer në Evropë, ku e duan klubet e Premierligës.

Të ngjashme