Sport
Arabët me ofertë gjigante për Abramovichin, ofrojnë mbi tre miliardë euro për blerjen e Chelseat
Demokracia
17:29 | 14 Mars 2022

Share:

Konsorciumi privat saudit “Saudi Media”, i kryesuar nga Mohamed Alkhereiji, dërgoi një ofertë zyrtare për të blerë Chelsean.

Sipas mediave britanike, oferta është “e rëndë” 2.7 miliardë paund, që shkon në mbi tre miliardë euro, përcjell Demokracia.com.

Plani i sauditëve, bashkë me blerjen e Chelseat, është rinovimi i stadiumit Stamford Bridge, si dhe rinovimi i kontratës me Antonio Rudiger dhe Azpilicueta.

Është interesant fakti se njeriu i parë i “Saudi Media” është një tifoz i madh i Chelseat dhe se në të kaluarën ka qenë disa herë në stadiumin e “bluve”.

Vlera e Alkhereidzija rritet me rreth një miliardë dollarë çdo vit, dhe është gjithashtu grupi më i madh mediatik në Lindjen e Mesme.

Një problem i mundshëm me blerjen mund të jetë situata në Arabinë Saudite, pasi pronarët e Newcastle, gjithashtu nga ai vend, kishin probleme të mëdha me blerjen e e klubit të Premierligës./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025