Lajme
Aprovohen formularët e rezultateve të kandidatëve, s’ka vend për ata që nuk janë certifikuar
Demokracia
12:04 | 06 Shkurt 2021

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka aprovuar formularët e rezultateve të kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe aty nuk është lënë hapësirë për kandidatët e pa certifikuar.

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, emrat e kandidatëve që nuk janë certifikuar nuk do të ndodhen në formularët e rezultateve, raporton Demokracia.com.

Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e KQZ-së që është mbajtur pak më herët.

Si herëve të kaluara, ndaj këtij vendimi është shprehur kundër anëtari i LVV-së, Sami Kurteshi.

“Është emri i Albin Kurtit që po ju pengon. Është frika dhe urrejtja ndaj një subjekti dhe ndaj një lideri”, tha ai.

Këto reagime të LVV-së vijnë pasi nuk u certifikua kandidati i tyre për kryeministër, Albin Kurti.

Vendimi i KQZ-së lidhur me Kurtin dhe kandidatë të partive tjera erdhi pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që thotë se kandidatët me vepra penale të konfirmuara në tre vitet e fundit nuk lejohet të marrin pjesë në zgjedhje./Demokracia.com/

Kështu do të duket formulari pa emrat e kandidatëve të pa certifikuar:

Të ngjashme