Sipas të dhënave të fundit, deri më 14 korrik janë pranuar 699 aplikacione për regjistrimi të votuesve jashtë Kosovës. Pas shqyrtimit të tyre nga shërbimi votues janë aprovuar 653 aplikacione.
Lajmin për Demokrcia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.
“Periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 10 korrik, është duke vijuar. Kjo periudhë përfundon më 18 gusht. Sipas të dhënave të fundit, deri më 14 korrik kemi pranuar 699 aplikacione për regjistrim. Pas shqyrtimit të tyre nga shërbimi votues janë aprovuar 653 aplikacione, ndërsa 46 të tjera nuk janë aprovuar deri më tani për shkak se aplikuesit nuk kanë plotësuar kriteret juridike për t’u përfshirë në listën votuese jashtë Kosovës”, tha Elezi.
Ai tha më tej se të gjithë personat që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës do të mundet të votojnë në një fazë të mëvonshme përmes postës, e cila fillon më 15 shtator, ndërsa fletëvotimet në adresë të KQZ-së duhet të arrijnë deri më 15 tetor./Demokracia.com/