Auto&Tech
Apple Watch e ardhshme mund përmbajë sensorë që tregojnë glukozën në gjak dhe temperaturën e trupit
Demokracia
09:57 | 15 Qershor 2021

Share:

Fansat tash e një kohë janë duke pritur me padurim modelin e ardhshëm të Apple Watch, për shkak të disa thashethemeve që zbulonin karakteristikat e reja. Karakteristika më interesante ësht monitorimi I glukozës në gjak që kjo orë pritet të ketë. Por jo këtë vit, kanë zbuluar burime të industrisë.

Varianti i këtij viti të serisë së 7 Apple Watch do të përqendrohet në përmirësimin e dizajnit, shkruan Demokracia.com.

Sipas një raporti nga Bloomberg ajo çka mund të presim nga verzioni i ardhshëm është një ekran i ri.

Ndërsa verzioni që përmban sensorët që tregon glukozën në gjak dhe temperaturën e trupit, pritet të lançohet në vitin 2022. /Demokracia.com/

Të ngjashme