Auto&Tech
Apple shënon tremujorin më fitimprurës ndonjëherë
Demokracia
13:30 | 28 Janar 2021

Share:

Apple e përfundoi vitin 2020 me tremujorin e saj më fitimprurës ndonjëherë pasi shitjet e iPhone, tablet dhe laptopë të saj u rritën mes pandemisë.

Kompania njoftoi se shitjet për tre muajt që përfunduan në 26 dhjetor 2020 arritën në 111.4 miliardë dollarë dhe ajo kishte bërë një fitim prej 28.7 miliardë dollarë, 29% më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Rezultatet shumë më të forta sesa kishte pritur Wall Street, u ushqyen në një pjesë të madhe nga shitjet e iPhone-ve më të fundit të kompanisë. Të ardhurat nga iPhone ishin 65.6 miliardë dollarë për tremujorin, me 17% rritje nga viti në vit.

“Ne jemi kënaqur nga përgjigja entuziaste e klientit ndaj linjës së pakrahasueshme të produkteve të fundit që kemi dhënë gjatë një sezoni historik festash,” tha shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook në një deklaratë.

Raporti tremujor ishte i pari i Apple pas lansimit të iPhone 12 mini, iPhone 12, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max.

Cook tha se rezultatet mund të ishin edhe më të mira nëse nuk do të ekzistonte pandemia Covid-19, e cila e detyroi Apple të mbyllte përkohësisht disa nga dyqanet e saj në të gjithë botën./ Demokracia.com

Të ngjashme