COVID-19KosovaSot:42Të gjitha:108,073|Bota 195,565,304
Prishtina 35 °C
Auto&Tech
Apple këshillon që asesi të mos e përdorni këtë lloj pastruesi në produktet e saj
Demokracia
20:07 | 21 Korrik 2021

Share:

Share:

Share

Tweet

Publikohet raporti i DASH: Kosova ka potencial ... Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për mjedisin e investimeve në Kosovë, duke ...

Në dokumentin e rifreskuar të suportit, Apple ka treguar se përdoruesit nuk duhet të dezinfektojnë produktet e kompanisë si përshembull iPhone, iPad, Mac, Apple Watch dhe AirPods me dezinfektantë që përmbajnë peroksid hidrogjeni. Kompania tregon se përdorimi i letrave me 75% alkool etilik është më i sigurt dhe ju këshillon ta përdorni atë.

“Përdorimi i letrave të lagura me 70-75% alkool etilik duhet të bëhet butësisht në sipërfaqjet e pahapura të produkteve të Apple si ekrani, tastiera ose sipërfaqje të tjera të jashtme. Mos përdorni produkte që përmbajnë peroksid hidrogjeni. Shmangni lagështinë në të gjitha sipërfaqjet e hapura dhe mos i zhysni produktet e Apple në agjentë pastrues. Mos i përdorni në sipërfaqjet e lëkurës.” shkruhet në dokumentin e suportit.

Apple thotë se nuk duhet të ketë prani lagështire në sipërfaqjet e hapura dhe se nuk duhet t’i zhysim pajisjet në agjentë pastures pasi dëmi i shkaktuar nga lëngjet nuk përfshihet në garancinë standarde të Apple.

Bëni mirë që herës tjetër kur të pastroni iPhone-in tuaj të lexoni përmbajtjen e dezinfektantëve, pasi mund ta dëmtoni atë.

Të gjitha