Auto&Tech
Apple do t’ju lejojë të përdorni iPhone-n tuaj për të gjetur produkte të tjera të humbura
Demokracia
19:38 | 11 Prill 2021

Share:

Aplikacioni ‘Find My’ nga kompania Apple, do të gjejë sende të humbura, dhe do të jetë i disponueshëm vetëm për iPhone.

Telefonat iPhone së shpejti do të jenë në gjendje të gjurmojnë sendet e humbura duke përdorur një aplikacion të integruar të quajtur ‘Find My’, njoftoi Apple, transmeton Demokracia.com.

Produktet e para që punojnë me Find My do të dalin javën e ardhshme, tha Apple.

“Find My” u njoftua fillimisht verën e kaluar në konferencën vjetore të zhvilluesve të Apple dhe bazohet në një shërbim ekzistues të quajtur Find My iPhone.

Për Apple, aplikacioni Find My është një tipar për klientët e saj që i shton vlerën e iPhone dhe nëse është i dobishëm, mund të bëjë që përdoruesit të kenë më pak mundësi të kalojnë në pajisje Android konkurruese. /Demokracia.com/

Të ngjashme