Lajme
“Apokaliptike”, njerëzit hidhen në oqean për t’u shpëtuar zjarreve në ishujt e Hawaiit
Demokracia
22:20 | 09 Gusht 2023

Share:

Zjarret shkatërruese në Hawaii janë nxitur nga një kombinim i erërave të forta dhe thatësirës që po mbulojnë pjesë të mëdha të ishullit.

Teksa shkencëtarët ende po tentojnë të kuptojnë si kriza klimatike do të ndikojë në Hawaii, ata kanë theksuar se thatësia do të përkeqësohet ndërsa ngrihet temperatura globale.

Është parashikuar që Hawaii të kenë nivel mesatar rreziku për zjarr në gusht – dhe rrezik më i lartë do të mbetet për muajt në vazhdim.

Evakuime përreth ishullit veçse janë bërë, raportoi CNN.

Ishulli Maui po ashtu është kapluar nga zjarret, me shumë shtëpi që raportohet se janë djegur tërësisht.

Guvernatori i Hawaiit, Josh Green, ka thënë se pritet të ketë edhe të vdekur nga zjarret.

Zyrtarët kanë thënë se zjarret e furishme po përshkojnë Hawaiin e ishullin Maui, po dëmtojnë ndërtesat, po detyrojnë evakuimet dhe operacionet e shpëtimit, madje po detyrojnë disa njerëz të hidhen në oqean për t’i shpëtuar rrezikut.

Të ngjashme