Lajme
Aplikimi i Kosovës në KE, Çitaku: I plotësojmë të gjitha kriteret për anëtarësim
Demokracia
13:37 | 12 Maj 2022

Share:

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ish-ambasadorja e Kosovës në New York, Vlora Çitaku e ka komentuar aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke thënë se tashmë Kosova i plotëson të gjitha kriteret.

Sipas saj, përjashtimi i Rusisë nga kjo organizatë ia ka hapur derën Kosovës për t’u anëtarësuar.

“Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ne i plotësojmë të gjitha kriteret dhe tani, me Rusinë e përjashtuar nga organizata, rruga jonë duhet të jetë e qartë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Kosova të enjten e ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin e saj për anëtarësim në KE.

 

Të ngjashme