Lajme
Aplikimet në e-Kosova për libra, prindërit ankohen për probleme
Demokracia
17:42 | 28 Gusht 2023

Share:

Ministrja e Arsimit e Kosovës, Arbërie Nagavci, njoftoi ditë më parë se do të ndahen nga 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë për blerjen e teksteve shkollore, ndërsa për t’i marrë ato prindërit duhet të aplikojnë online nga 25 gushti.

Megjithatë, duket se ky proces nuk po kalon pa probleme. Prindërit janë ankuar se për disa prej tyre ka qenë e pamundur të aplikohet në platformën e-Kosova. Ata gjithashtu u ankuan se madje nuk kanë marrë përgjigje edhe pas tre ditëve.

Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, Nagavci njoftoi në fillimin e javës së kaluar se ka ndryshuar mënyra e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Të ngjashme