Lajme
AP: Ka përparim në bisedimet Izrael – Hamas për armëpushim e lirim të pengjeve
Demokracia
15:54 | 13 Shkurt 2024

Share:

Izraeli dhe Hamasi janë duke bërë përparim drejt një marrëveshjeje për armëpushim të ri dhe lirim të pengjeve, thanë zyrtarët, përderisa bisedimet vazhduan të martën në Egjipt, kur Izraeli po kërcënon se do ta zgjerojë ofensivën në skajin jugor të Gazës, ku rreth 1,4 milion palestinezë kanë kërkuar strehim.

Një zyrtar i lartë egjiptian tha se ndërmjetësuesit kanë arritur përparim “relativisht domethënës” në bisedime para një takimi në Kajro të martën mes përfaqësuesve të Haktarit, ShBA-së dhe Izraelit, shtet që si përfaqësues e ka dërguar shefin e Mossadit, David Barnea. Mossdai është agjenci izraelite e inteligjencës.

Zyrtari egjiptian tha se takimi do të përqendrohet te “bërja e një drafti përfundimtar” të një marrëveshjeje për gjashtë javë armëpushim, me garanci se palët do t’i vazhdojnë bisedimet drejt një armëpushimi të përhershëm, raporton agjencia amerikane e lajmeve, “Associated Press”.

Një diplomat perëndimor në kryeqytetin egjiptian gjithashtu tha se një marrëveshje për gjashtë javë armëpushim ishte në tavolinë, por paralajmëroi se nevojitet më shumë punë për të arritur një marrëveshje. Ai shtoi se takimi i së martës do të jetë thelbësor për zhdukjen e dallimeve që kanë mbetur mes qëndrimeve të palëve.

Të dy zyrtarët folën në kushte anonimiteti, sepse nuk ishin të autorizuar që të flisnin me media për këto tema të ndjeshme.

Të ngjashme