ShowBiz
Anya Taylor-Joy dhe bashkëshorti i saj Malcolm McRae shkëlqejnë në eventin e Tiffany & Co
Demokracia
20:48 | 26 Prill 2025

Share:

Anya Taylor-Joy u shfaq e lumtur dhe plot stil me bashkëshortin Malcolm McRae.

Dyshja ishin në eventin e Tiffany & Co në New York, duke festuar lançimin e koleksionit të ri “Blue Book”.

Aktorja 28-vjeçare mahniti me një fustan të zi me rruaza dhe një xhaketë lëkure, ndërsa Malcolm dukej elegant me një kostum të zi me shirita.

Çifti i sapomartuar, që kurorëzuan dashurinë në një ceremoni private në New Orleans në 2022, shfaqën një lidhje të fortë dhe të ëmbël.

Anya, gjatë një interviste te ‘The Drew Barrymore Show’, ka treguar se ata ndajnë edhe ditëlindjen, 16 prill, dhe e ka quajtur Malcolm “njeriun më të mirë” dhe “gjysmën tjetër të plotë” të saj.

Eventi i Tiffany & Co grumbulloi shumë yje, përfshirë Adriana Lima, Alicia Keys, Gabrielle Union dhe Dwyane Wade, të cilët shkëlqyen në tapetin e kuq.

Të ngjashme