Lajme
Anulohet pjesa ajrore e paradës për Ditën e Fitores në Moskë
Demokracia
10:40 | 09 Maj 2022

Share:

Pjesa ajrore e paradës së Ditës së Fitores në Moskë është anuluar për shkak të motit, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA Novosti.

Ceremonia do të shfaqte 77 avionë që fluturonin mbi Sheshin e Kuq të Moskës, për të përkujtuar 77-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Në ceremoni ishte paralajmëruar edhe ngritja e aeroplanit “Ilyushin-80” i njohur edhe si “Dita e Kijametit”.

Ai pretendohet se është i ndërtuar për të mbajtur presidentin e vendit në rast të ndonjë sulmi bërthamor.

Të ngjashme