Sport
Antwerpit i rritet edhe më shumë vlera e ekipit, por kjo s’ia heq “frikën” nga Drita
Demokracia
16:09 | 24 Korrik 2022

Share:

Royal Antwerpit i është rritur edhe më shumë vlera e skuadrës, bazuar në të dhënat e fundit të publikuara nga sajti “transfermarkt.com”, raporton Demokracia.com.

Kundërshtari i Dritës në rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës tani vlen rreth katër milionë më shumë sesa para takimit të parë në Belgjikë (0-0) ndaj Dritës së Gjilanit.

Nga 67.4 milionë euro sa vlente ditë më parë, tani skuadra e Antwerpit vlen 71.9 milionë euro.

Kjo për shkak të transferimit të ditëve të fundit të futbollistit argjentinas, Gasto Vila i cili kaloi te ekipit belg nga Boca Junior. Vila i kushtoi Antwerpit 4.50 milionë euro.

Përkundër vlerës së madhe të skuadrave, Royal Antwerp nuk do ta ketë të lehtë të sigurojë kualifikimin në ndeshjen e kthimit që luhet të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për këtë janë në dijeni edhe trajneri, Mark Van Bommel e mbrojtësi i sapotransferuar, Toby Alderweireld, shkruan Demokracia.com.

Të dy pas ndeshjes së parë pranuan se Drita ishte kundërshtar i vështirë për ta, me ish-mbrojtësin e Tottenham Hotspur, Alderweireld i cili tha se ekipit belg i duhet edhe fati për ta eliminuar Dritën.

“Është një ndjesi e hidhur, natyrisht. Gjithmonë dëshiron të fitosh në shtëpi. [Drita] ishte një kundërshtar i vështirë ndaj të cilit të duhet pakëz fat”, kishte thënë Alderëeireld pas ndeshjes.

Ai theksoi: “Ne presim, po ashtu, që Drita do të na sulmojë para tifozëve të vet dhe atëherë ne do të kemi më shumë hapësira automatikisht. Javën e ardhshme do të kemi mundësi ta rregullojmë lëshimit e sotëm dhe do të bëjmë gjithçka për ta shfrytëzuar këtë”./Demokracia.com/

Të ngjashme