Sport
Antwerpi nuk e transmeton ndeshjen ndaj Dritës: Vendasit kërkuan shumë para, propozimet tona u refuzuan
Demokracia
14:48 | 27 Korrik 2022

Share:

Ndeshja e kthimit mes Dritës dhe Royal Antwerpit në Ligën e Konferencës nuk do të transmetohet në Belgjikë në një transmetim zyrtar direkt.

Klubi belg ka njoftuar se nuk ka arritur të kompletojë marrëveshjen me mbajtësin e të drejtave televizive.

“Kanalet televizive ose klubet që duan të transmetojnë një ndeshje, duhet t’i blejnë ato të drejta. Në këtë rast, të drejtat i takojnë Dritës”, thuhet fillimisht në njoftim.

“Drita i ka dhënë të drejtat televizive një agjencie marketingu për të gjeneruar para. Kjo agjenci kërkon shumë për transmetimin e ndeshjes në Belgjikë, më shumë se zakonisht për një ndeshje të rundit të dytë”, thuhet më tej.

“Për shkak se klubi e konsideron të rëndësishme që tifozët ta shikojnë ndeshjen, bëmë disa kundërpropozime, por që gjithmonë u refuzuam”, njofton klubi belg mes tjerash.

Ndryshe, ndeshja në fjalë do të luhet nesër në mbrëmje nga ora 20:00. Ndeshja e parë në Antwerp u mbyll baras 0:0 /Demokracia.com

Të ngjashme