Sport
Antwerpi e nisi me probleme rrugëtimin në Kosovë, udhëtimi iu zgjati pesë orë!
Demokracia
18:53 | 27 Korrik 2022

Share:

Klubi i Antwerp Royal ka arritur sot në Prishtinë, pasi nesër do të ballafaqohet ndaj Dritës në ndeshjen e kthimit të fazës së dytë të Conference League.

Udhëtimi për në kryeqytetin kosovar, nuk filloi shumë këndshëm. Me rreth dy orë vonesë, Antwerp FC zbarkoi në tokën kosovare.

Mediumi belg, GVA raporton se Antwerp ka paguar rreth 200,000 euro vetëm për të udhëtuar në Prishtinë me avion privat.

Por edhe një Boeing 737 i shtrenjtë privat nuk është garanci për një udhëtim të përsosur.

Alderweireld e Nainggolan me shokë zbarkojnë në Kosovë, Antwerp publikon pamjet

Një Boeing i tillë është i madh dhe i rëndë. Shumë i rëndë (kur mbushet plotësisht me karburant).

Sipas mediumit, avioni Boeing u detyrua të bënte një ndalesë në Mynih, për të furnizuar me karburant.


Aty u ndaluan dhe u furnizuan me karburant për të vijuar më pas udhëtimin në Prishtinë. Antwerp FC mbërriti në Prishtinë në orën tre e gjysmë pasdite.

Rreth dy orë më vonë se sa ishte planifikuar.Një fluturim normal do të zgjaste pak më shumë se dy orë – por u shndërrua në një udhëtim të lodhshëm prej më shumë se pesë orësh.

Të ngjashme