Sport
Antwerp – Drita, këto ishin statistikat e ndeshjes
Demokracia
21:04 | 21 Korrik 2022

Share:

Drita e ka prezantuar edhe një herë në mënyrën më të mirë të mundshme futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare, shkruan Demokracia.com.

Gjilanasit sonte kanë shkëlqyer në Belgjikë, ndaj Antwerp ani pse nuk morën fitore. Skuadra e Ardian Nuhijit ka barazuar në sfidën e parë ndaj belgëve në Conference Leagu duke barazuar pa gola 0:0.

Sa i përket statistikave ishin vendasit ata që kanë dominuar gjë e natyrshme, megjithatë për 90 minuta nuk ishin asnjëherë shumë të rrezikshëm në portën e Malokut.

Kanë mbetur edhe 90 minuta vendimtar që të luhen në Prishtinë javën e ardhshme, por me paraqitjen e sotme Drita lë të kuptohet se gj9ith[ka është e mundshme dhe një gjigant si Antwerp mund të eliminohet.

Ndeshja e radhës luhet të enjten në “Fadil Vokrri” ku pritet një spektakël nga intelektualët. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 11 Maj 2024