Lajme
Antonio Guterres: Tensione dhe ashpërsim retorikës ndërmjet Kosovë dhe Serbisë
Demokracia
20:58 | 13 Tetor 2022

Share:

Në raportin e rregullt gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për Kosovën, i cili do të prezantohet më 18 tetor në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, thuhet se retorika e shtuar mes Beogradit dhe Prishtinës dhe përshkallëzimi i tensioneve në terren pati ndikim në progresin në normalizimin e marrëdhënieve në periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator 2022, transmeton Demokracia.com.

Siç thuhet në raportin e publikuar në faqen e OKB-së, të dyja palët debatuan më së shumti për votimin në Kosovën gjatë zgjedhjeve në Serbi, çështjen e lirisë së lëvizjes dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme për çështjet energjetike dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Tensionet dhe retorika e nxehtë gjatë periudhës së mbuluar nga ky raport paraqesin situatën e brishtë në terren. Ngjarjet e 31 korrikut në veri të Kosovës, si reagim ndaj vendimeve të qeverisë së Kosovës për lirinë e lëvizjes, ishin një përshkallëzim serioz , çka e solli situatën në prag të përballjes me pasoja potencialisht tragjike”, thuhet nder tjerash në raport. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme