Lajm i keq për Tottenhamin, pasi trajneri Antonio Conte rezultoi pozitiv me Covid dhe ndodhet në izolim prej disa ditësh.
Në çdo rast, klubi londinez bën të ditur se trajneri është mirë dhe shpreson ta ketë në stol tashmë të shtunën e ardhshme në ndeshjen ndaj Brighton, një sfidë e rëndësishme për t’i dhënë vazhdimësi momentit të mirë të formës së Spurs.
Skuadra e Contes në fakt është rikthyer në katër fitore radhazi dhe është përfshirë plotësisht në luftën për hyrjen në Champions League.