Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Anton Quni, përmes një fotografi ku shihet me një qerre të vjetër i ka dhënë një mesazh partisë së tij.
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, një fotografi ku shihet me një qerre të vjetër, shkruan Demokracia.com.
Quni ka thënë se kjo qerre nxit kujtime të bukura por është e papërdorshme, teksa i ka dhënë një mesazh LDK-së, duke thënë që nuk do ta lejojnë që ky subjekt politik të bëhet një relikt sikurse kjo qerre.
Theksojmë se Quni tashmë ka pranuar që do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së, pasi që Isa Mustafa ka thënë dorëheqje nga ky post pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Postimi i plotë i Qunit, pa ndërhyrje:
Ky “relikt” nxitë kujtime të bukura por është i papërdorshëm. Mos të lejojmë që LDK-ja të bëhet “relikt”.
Fati i Kosovës është i lidhur ngushtë me fatin e LDK-së. /Demokracia.com/
Ky “relikt” nxitë kujtime të bukura por është i papërdorshëm. Mos të lejojmë që LDK-ja të bëhet “relikt”.
Fati i Kosovës është i lidhur ngushtë me fatin e LDK-së.Posted by Anton Quni on E Diele, 28 Shkurt 2021