Lajme
Anton Quni: LDK do të kthehet si parti e parë në Kosovë
Demokracia
19:41 | 30 Tetor 2022

Share:

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, po qëndron në Gjermani ku ka takuar strukturat e partisë atje.

Quni përmes një postimi në Facebook thotë se është domosdoshmëri dhe imperativ i kohës që LDK të kthehet si parti e parë në vend.

“Kjo i duhet Kosovës. Dhe këtë bashkë do ta arrijmë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij:

Bashkë për atdheun

Me bashkatdhetarë dhe struktura të Nëndegës së LDK-së Niedersachsen (Saksoni e Ulët), në Gjermani.

Është domosdoshmëri dhe imperativ i kohës që, LDK; e para e Republikës të kthehet në vend të parë. Kjo i duhet Kosovës. Dhe këtë bashkë do ta arrijmë.

Rrugëtimi i përbashkët me bashkatdhetarë është objektiv i dy njerëzve më të çmuar të LDK-së: të parit tonë historik, Presidentit Rugova, si dhe të parit tonë sot, kryetarit të rikthimit, Lumir Abdixhiku.

Të ngjashme