Lajme
Anton Berishaj: Po të isha president do ta shkarkoja ambasadorin e Kosovës në Francë
Demokracia
22:24 | 25 Prill 2022

Share:

Ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni, Anton Berishaj ka thënë se vota e ambasadorit kosovar në Francë është skandal.

Demokracia.com gjatë ditës së djeshme ka raportuar rreth votimit dhe thirrjes për të dalë në zgjedhje që e bëri ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi.

LEXO EDHE: 

Skandaloze: Ambasadori Mehdi Halimi nuk tregon lojalitet shtetëror, u bën thirrje kosovaro-francezëve të votojnë

Ky veprim i Halimit është në kundërshtim me parimet dhe zotimin e tij prej ambasadori.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni, Anton Berishaj, cili ka thënë se ambasadori Halimi nuk do të duhej të votonte në zgjedhjet e Francës, duke shtuar se për këtë veprim ai duhet të japë dorëheqje.

“Po të isha president. Do ta shkarkoja ambasadorin e Kosovës në Francë. Ndërsa Berishajn do të thirrja për konsultime”, tha ai në T7.

Berishaj ka vlerësuar paraqitjen e presidentes pas zbulimit të skandalit të ambasadorit kosovar Martin Berishaj.

“Presidentja tregoi se e përfaqëson vendin. Tha se i beson ambasadorit tonë atje”, shtoi ai.

Të dielën është mbajtur rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë, ndërsa Halimi postoi foto në rrjete sociale duke votuar e ku bënte thirrje që kosovarët me shtetësi të dyfishtë të shfrytëzonin të drejtën e votës. /Demokracia.com/

Të ngjashme