Lajme
Antikorrupsioni: Rasti i Martin Berishajt është në Prokurori, ne e kemi kryer pjesën tonë
Demokracia
11:18 | 02 Prill 2023

Share:

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj, ka bërë të ditur që gjatë vitit të kaluar ka pasur një rekord sa i përket rasteve të dërguara në prokurori.

Ai ka treguar për bashkëpunimi që kjo APK ka më Prokurorin si dhe sfidat me të cilat është duke u përballur ky institucion.

Buleshkaj i pyetur se deri ku ka shkuar rasti  i mos deklarimit të pasurisë nga ambasadori Martin Berishaj, ai ka thënë se agjencia e ka kryer punën e saj dhe se rasti tani është duke u trajtuar në Prokurori.

“Atë që mund ta them është që ne e kemi kryer pjesën tonë të punës. Tashmë ai rast sikur se shumë raste të tjera, janë edhe 250 raste në Prokurori, pastaj nuk kemi informata për secilin hap sepse edhe Prokuroria nuk është e obliguar të na informoj për secilin hap të hetimeve që i zhvillojnë ata. Pra mund të jetë kudo në hapat tjerë por nuk është brenda agjencisë tonë”, tha ai për EO.

Buleshkaj ka thënë se bashkëpunimi me Prokurorinë është korrekt dhe se ata kanë pasur takime konsultative kurdo që ka qenë e nevojshme.

Ai theksoi se si agjenci kanë pasur brenga se rastet e tyre nuk janë duke u trajtuar siç duhet nga Prokuroria dhe se të gjitha këto brenga i kanë sqaruara në takime të mbyllura me prokurorinë.

Drejtori Yll Buleshkaj, ka folur edhe për sfidat me të cilat është duke u ballafaquar ky institucion, ku sfidë më e madhe për ta është mungesa e stafit.

Të ngjashme